Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Dritës dhe Breidablik

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Dritës dhe Breidablik

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e duelit të dytë mes Dritës dhe Breidablik në rrethin e dytë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas dhjetë minutash lojë, skuadra Gjilani rrezikoi me anë të Almir Ajzerajt, por që goditja e tij u bllokua.

Gjashtë minuta më vonë, Albert Dabiqaj kishte një mundësi të mirë shënimi, mirëpo nuk ia doli ta konkretizonte me gol.

Portieri mysafir ishte shumë i disponuar për lojë, duke bërë disa pritje të njëpasnjëshme të lojtarëve të Dritës.

Si në ndeshjen e parë, edhe në këta 45 minutat e parë – Faton Maloku pati një paraqitje bravuroze, duke bërë disa intervenime të mrekullueshme.

Dy skuadrat kishin raste shënimi, por që asnjëra nga to nuk ia doli t’i shfrytëzonte.

Kujtojmë se Drita e ka fituar 2-1 takimin e parë në Islandë, andaj nuk e ka presionin e lartë për të dalë shumë përpara.

Powered by WordPress