Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina është duke avancuar 0:1 në udhëtim ndaj Gjilanit, shkruan Gazeta Express.
Ishte Senad Jarovic që shënoi autogol në minutën e 22-të të ndeshjes.
Edhe pjesa e parë e duelit tjetër mes Dukagjinit dhe Dritës u mbyll me rezultat 0:1.
Ishte Kostyshyn i cili shënoi për epërsinë e gjilanasve.
Në fundin e pjesës së parë nga loja u përjashtua edhe trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, i cili nuk do të mund ta udhëheqë skuadrën në pjesën e dytë.