Kanë përfunduar tashmë 45 minutat e para të dy ndeshjeve derbi në Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani dhe Drita kanë shkuar në pushim me rezultat 1-1, në sfidën që po zhvillohet në Suharekë. Fillimisht vendasit kaluan në epërsi në minutën e 17′ me golin e Edvin Kuc, por mysafirët reaguan duke barazuar përmes Vitijës i cili shënoi për 1-1 në minutën e 36′.
Ndërkohë pa gola është mbyllur pjesa e parë e derbit tjetër ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës.
/TV Arbëria