Milani e ka mposhtur Tottenhamin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e patë të 1/16 të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në “San Siro”.
Golin vendimtar për “Rossonerët” e realizoi Brahim Diaz pas shtatë minutave lojë.
Por, përtej rezultatit, Milani mori përfitime të mëdha financiare nga numri i madh i tifozëve në “San Siro”.
Në fakt, në arkat e Milanit janë derdhur plotë 9,133,842 euro, që përfaqëson një shifër që nuk është arritur kurrë në Itali.
74.320 shikues ishin të pranishëm në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Tottenhamit.