Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Mbrojtja e diktatorit nga Lea Ypi, nën emrin e së drejtës ndërkombëtare

Mbrojtja e diktatorit nga Lea Ypi, nën emrin e së drejtës ndërkombëtare

SHKRUAN: AFRIM KASOLLI

Lea Ypi gjate nje interviste ne emisionin Dritare me Roland Qafoku nuk la pa e kritikuar edhe intervenimin amerikan ne Venezuelë, me pretendimin se ky akt paraqet shkelje te se drejtes ndërkombëtare dhe te OKB-se.
Madje, sipas saj kjo e fundit u krijua pikërisht per te mbrojtur sovranitetin e shteteve nga arbitrariteti i fuqive te mëdha, standardet e se ciles sot po i shpërfillin SHBA-të.
Per kete apolgjete te se majtës ideologjike, me e rëndësishme se demokracia e qytetarëve te Venezuelës mbetet sundimi i përhershëm i Maduros.
Sic dihet ky i fundit kishte kohe qe i manipulonte zgjedhjet dhe e drejta ndërkombëtare bente sehir ne raport me kete vjedhje industriale te vullnetit te lire te qytetareve te Venezuelës.
Madje nuk eshte kurrfarë problemi qe ai shtet nen drejtimin e Maduros, po shndërrohej ne trampoline te interesave hegjemonike ruse e kineze, dy shtete qe nate e dite luftojnë si ta përmbysin rendin gjeopolitik ndërkombëtar te misheruar nga Amerika, e nga i cili kane përfituar jo pak edhe shqiptaret.
Ne fund kjo qasje kritike kunder “imperializmit amerikan” nuk dallon asgjë nga ajo qe shume eksponentë te se majtes e kishin artikuluar ne vitin 1999 kunder intervenimit ndërkombëtar ndaj caqeve paramilitare, ushtarake dhe policore serbe, per shkak se sipas tyre ishte bere pa miratimin e OKB-se dhe kunder nje shteti sovran.
Sidoqoftë, është pozitiv fakti se ky fanatizem ideologjik dita dites po e humb terrenin politik. Madje ne kete konteskt, Lea Ypin e tradhetoi edhe idoli i saj politik, Albin Kurti, perkunder falenderimeve te përzemërta “filozofike” ne mes te Prishtines, te se pares per te dytin. Sepse lideri i Vetëvendosjes ne kete beteje pa humbur kohe u rreshtua ne anen e Trumpit, e jo sipas shijeve ideologjike te mysafires se tij.