Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Mbreti Charles po e përjashton Princ Harryn nga testamenti?

Mbreti Charles po e përjashton Princ Harryn nga testamenti?

Me shumë hezitim, i shoqëruar nga zemërimi i pashmangshëm, mbreti Charles ka dëgjuar mendimin e të gjithë oborrtarëve të tij – ndihmësve personalë që kanë ndikim të madh në oborrin mbretëror. Dhe, gjithashtu, nën presionin e vazhdueshëm të familjarëve të tij mbretërorë, ai duket se ka vendosur të marrë një vendim drastik: ndryshimin e testamentit të tij në dëm të djalit të tij, Harry.

A po e përjashton vërtet mbreti Charles Harry-n nga testamenti i tij?

Sipas dispozitave të reja të Charles, (76 vjeç) Duka i Sussex nuk do të trashëgonte asnjë qindarkë nga pasuria personale e të atit, e cila vlerësohet rreth 610 milionë paund (mbi 730 milionë euro), sipas Rich List të gazetës britanike Sunday Times për vitin 2024. Një pasuri që, kështu, do t’i kalonte tërësisht djalit të madh dhe trashëgimtarit, William. Megjithatë, monarku, i cili është ende në trajtim për kancerin e diagnostikuar vitin e kaluar, heziton dhe nuk e ka firmosur ende dokumentin.

Mbreti Charles III nën presion nga familjarët mbretërorë

Deri më tani, asnjë nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nuk ka arritur ta falë Harry-n, 40 vjeç, për akuzat (përfshirë edhe ato për racizëm) dhe zbulimet që ka bërë në pesë vitet e fundit, që nga njoftimi për largimin e tij nga familja mbretërore (Megxit). Deklaratat e tij dhe të Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, në librin autobiografik Spare, në dokumentarë dhe në shumë raste të tjera ende nuk janë harruar. Për të gjitha këto, sipas anëtarëve të lartë të familjes mbretërore, princi nuk meriton asgjë, dhe këtë ia pëshpëritin mbretit në vesh. Por Charles e di mirë që, nëse e përjashton plotësisht të birin e tij të dytë, nuk do të ketë më asnjë mundësi për pajtim.

Titulli i Harry-t dhe pozicioni i tij në linjën e trashëgimisë në rrezik

Përveç privimit nga trashëgimia, anëtarët e lartë të familjes mbretërore duan madje ta përjashtojnë Harry-n edhe nga linja e trashëgimisë së fronit (aktualisht ai është i pesti në radhë). Vitin e kaluar, Charles e bindi William-in që të hiqte dorë nga plani për t’ua hequr titullin e Dukëve të Sussex-it Harry-t dhe Meghan-it, nga frika e reagimit të publikut. Por tani të dyja çështjet janë sërish në diskutim.

Çfarë po kurdis Meghan Markle?

Ajo që e ka përshpejtuar procesin në oborrin mbretëror për përjashtimin e Harry-t nga trashëgimia dhe linja e trashëgimisë janë thashethemet që vijnë nga Montecito dhe që prej javësh qarkullojnë në mediat britanike dhe amerikane. Këto thashetheme lidhen me ekzistencën e disa dokumenteve sekrete, të kërkuara posaçërisht nga Meghan para martesës me Harry-n në vitin 2018, shkruan Living.

Kërkesat e Meghan-it në rast divorci

Dokumentacioni i kërkuar nga Meghan përmban, sipas zërave, të gjitha kërkesat e saj në rast divorci me princin, duke përfshirë ruajtjen e titullit të Dukeshës, vilën luksoze në Montecito dhe një marrëveshje financiare mjaft të majme. Dhe me thashethemet e fundit për një krizë martesore mes Sussex-ëve, në Pallatin Buckingham ka nisur një garë për të parandaluar që ish-aktorja të vërë dorë edhe mbi pasurinë e mbretit.