Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Mbretëria e Bashkuar: Rreth 35 mijë emigrantë erdhën përmes anijeve të vogla gjatë 2024

Mbretëria e Bashkuar: Rreth 35 mijë emigrantë erdhën përmes anijeve të vogla gjatë 2024

Tokën e Mbretërisë së Bashkuar e kanë shkelur rreth 35 mijë emigrantë të cilët kanë kaluar në Kanalin e Anglisë me anije të vogla.

Të shtunën, 160 persona bënë udhëtimin nga Franca në tre anije, duke e çuar totalin për këtë vit në 35,040 ose 20% më shumë se vitin e kaluar.

Numri i kalimeve me anije të vogla për gjithë vitin 2023 ishte 29,437, i cili u kalua më 25 tetor të këtij viti kur totali për 2024 arriti në 29,578.

Ministria e Brendshme njoftoi sot se pothuajse 13,460 migrantë ishin larguar nga Mbretëria e Bashkuar që nga fitorja e Partisë Laburiste të Sir Keir Starmer me një fitore të thellë zgjedhore në korrik.

Qeveria Laburiste ka thënë se kjo do të thotë se më shumë emigrantë janë larguar nga vendi që nga ardhja e saj në pushtet sesa në çdo periudhë prej gjashtë muajsh gjatë pesë viteve të fundit.

Themes by WordPress