Akademia e Shkencave mbajti mbledhjen e parë të redaksisë qendrore të projektit shkencor ndërqeveritar dhe ndërakademik “Enciklopedia shqiptare”.
Kjo është faza e dytë e projektit pas dy vitesh që kanë kaluar në mbledhjen e dokumentacionit dhe të dhënave përkatëse. Në enciklopedi do të përfshihen 24 fusha, albanologjim shkencë, histori, gjuhë etj. Gjithashtu u propozua që të zenë vend termat e ushtrisë dhe enciklopedisë.
Thelbësorja është njehsimi i kriterit shkencor me tre bashkëpunuesit. Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.
Për realizimin e këtij projekti madhor ka dy redaksi qendrore në Shqipëri dhe Kosovë. Më shumë se 2000 veta do të punojnë për realizimin e Enciklopedisë dhe pritet që puna të vazhdojnë për me shumë se pesë vite./TCH