Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mblidhet kryesia e kuvendit- Planifikohet interpelanca e ministrit Vitia

Mblidhet kryesia e kuvendit- Planifikohet interpelanca e ministrit Vitia

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në këto momente ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe çështje të tjera.

Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Po ashtu, në rend dite është edhe mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Kryesia do të shqyrtojë edhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa në fund do të trajtojë propozimet dhe kërkesat e ndryshme.