Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mblidhet KQZ-ja, pritet të ndahen qindra-mijëra euro për partitë parlamentare

Mblidhet KQZ-ja, pritet të ndahen qindra-mijëra euro për partitë parlamentare

 

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Në mbledhjet e kaluara, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, ndarja e këtyre mjeteve ishte bërë problem në këtë institucion, pasi që pjesë e vendimit për përfitim të qindra-mijëra eurove ishte edhe Lista Serbe.

Në pikat tjera të rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i rekomandimeve nga mësimet e nxëna për zgjedhjet lokale 2025 dhe zgjedhjet parlamentare 2025.