Është mbledhur Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Shqipërisë, ku presidenti Bajram Begaj tha se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial.
“Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj”, tha ai.
Gjatë kësaj mbledhjeje ku do të analizohet gjendja e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për vitin 2023, u fol po ashtu edhe për situatën e sigurisë së Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas.
Begaj tha se viti që lamë pas ishte i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare.
Ai përmendi edhe sulmin kibernetik nga hakerët iranianë, për të cilin tha se shkaktoi probleme në infrastrukturat digjitale.
Sa i përket agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti shqiptar tha se ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike
“Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve”, tha ai.
/TV Arbëria