Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mbishkrime me mesazhe urrejtëse ndaj komunitetit LGBTI+ në kampusin e UP-së, Blert Morina kërkon reagimin e institucioneve

Mbishkrime me mesazhe urrejtëse ndaj komunitetit LGBTI+ në kampusin e UP-së, Blert Morina kërkon reagimin e institucioneve

Mbishkrime me mesazh urrejtës ndaj grupeve LGBTI+ janë parë në kampusin e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht afër Bibliotekës Kombëtare. Nuk dihet se kush i ka shkruar ato

Aty është shkruar “Kill the gays” që në gjuhën shqipe i bie “Mbytni homoseksualët”.

Blert Morina, drejtor ekzekutiv i organizatës “Qendra për Liri dhe Barazi” i përmes një përgjigje me shkrim se dënojnë çdo tentim për cenim të dinjitetit të çfarëdo komuniteti.

Sipas tij, gjuha diskriminuese është e papranueshme, duke kërkuar nga institucionet që të reagojnë menjëherë në këtë rast.

“Dënojmë çdo tentim për cenim të dinjitetit të çfarëdo komuniteti. Gjuha diskiminisuese është e papranueshme dhe shpie në thirrje për linçim. Prandaj në raste të tilla reagimi duhet të jetë i menjëhershëm nga institucionet përkatëse”.

Kjo shprehje e urrejtjes vjen pas një debati që e nxiti një shfaqje e bërë të premten e kaluar në Prizren në kuadër të DokuFestit.

/TV Arbëria