Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Mbi 68 mijë pacientë morën shërbime mjekësore në QKUK

Mbi 68 mijë pacientë morën shërbime mjekësore në QKUK

Mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime mjekësore, në Klinikën Emergjente në QKUK, në nëntë muajt e parë të këtij viti, duke u bërë kështu institucioni më i ngarkuar dhe  më me shumë punë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Në njoftim thuhet se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe 995 operacione emergjente mjekësore.

“Numri i vizitave sipas profileve mjekësore: -16 mijë e 602 pacientë në dhomë të Reanimimit, -20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike, -11mijë e 341 pacientë në dhomën e Kirurgjisë. -14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria

Powered by WordPress