Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje për punë në Slloveni në vitin 2023

Mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje për punë në Slloveni në vitin 2023

Kushtet e tmerrshme të punës dhe pagat e ulëta janë ende arsyeja kryesore e ikjes së punëtorëve nga RMV-ja. Ky trend nuk ka të ndalur me dekada, ndërsa Sllovenia është destinacion i shpeshtë për punëtorët nga Maqedonia.

Në Slloveni në vitin 2023, 6.943 shtetasve të Maqedonisë u janë lëshuar ose vazhduar lejet e qëndrimit dhe punës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e atjeshme për portalin “Rabotnik”.

Nga 1 janari deri më 31 maj të këtij viti, 2585 qytetarë kanë marrë leje të reja pune ose vazhdimin e tyre.

Sllovenia është një nga vendet që qytetarët e RMV-s e zgjedhin shpesh për punë, të përhershme dhe sezonale, por destinacionet kryesore mbeten Gjermania, kryesisht për punë të përhershme, dhe Kroacia dhe Italia për punë sezonale.

Përveç punëtorëve, Sllovenia është më atraktive për studentët e Maqedonisë, të cilët çdo herë në numër më të madh regjistrohen për studime atje.

Themes by WordPress