Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbi 50 të vdekur nga zjarri në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, Taravari: 118 persona janë shtruar në spitale

Mbi 50 të vdekur nga zjarri në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, Taravari: 118 persona janë shtruar në spitale

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit. Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion, shkruan Alsat.

Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe marrin trajtimin e duhur. Taravari nuk deshi të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Ai tha se për kete do te njoftoje pasi ti vizitoje të gjitha spitalet në Shkup dhe Koçan e Shtip dhe bisedoje me mjeket qe i trajtojnë.