N’Votër me Valin” këtë javë ju sjell pamje madhështore dhe rrëfime nga fshati Llapashticë i Besianës.
Një banor nga lagjja Havolli në këtë fshat, Isuf Lutolli, tregon për të mirat e këtij vendi.
Ai thotë se në këtë fshat ndodhen mbi 400 shtëpi dhe se banorët njihen si njerëz mikpritës dhe të sjellshëm.
Tutje, ai përmend edhe ata që ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë nga ky fshat.
“Është fshat që ka shumë të mira dhe ka qenë legjendar gjatë luftës, ka heronj,” thotë ai.
EMISIONI: