Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mbi 4 mijë e 300 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë – Elshani jep detaje për Arbëria TV

Mbi 4 mijë e 300 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë – Elshani jep detaje për Arbëria TV

4 mijë e 300 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë janë regjistruar deri më tani që nga 9 maji i këtij viti, shkruan Arbëria TV.

Këtë për Arbëria TV e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai njoftoi se në Leposaviq deri më tani janë bërë 1 mijë e 262 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 1 mijë e 71, në Zubin Potok 681 dhe në Zveçan 772 kërkesa.