Të paktën 31 mijë e 643 njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë Jugore të hënën e kaluar, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
“Më shumë se 233 mijë pjesëtarë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit po punojnë aktualisht në terren“, tha AFAD.
Në Siri raportohen mbi 4 mijë e 500 viktima, raportojnë mediat e huaja. Sipas Agjencisë, rreth 148 mijë njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani.
Tërmetet e së hënës me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën disa vende në rajon, përfshirë Sirinë.
/TV Arbëria