Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mbi 30 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit, Afrim Bunjaku

Mbi 30 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit, Afrim Bunjaku

Mëngjesi i së dielës ishte i kobshëm për gjithë Kosovën, pasi rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra nga sulmi i disa terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike në ditën e varrimit të tij u mbajt një mbledhje komomerative, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Heroi i Kosovës”, Afrim Bunjakun.

Organizata “American albanian law enforcement association USA” që ka për synim thellimin e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shqiptarëve në shenjë solidarizimi dhe nderimi për veprën e heroit Afrim Bunjaku, ka hapur një “Gofoundme”, ku secili mund të kontribuojë dhe t’i dalin në ndihmë familjes së tashmë të ndjerit.

Deri tani aty janë dhuruar mbi 30 mijë euro, shkruan Zeri.

/TV Arbëria