Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–shtator 2026, në Shërbimin e Logopedisë kanë vijuar rregullisht trajtimin 112 fëmijë, për të cilët janë realizuar 3 mijë e 48 shërbime logopedike dhe 141 vlerësime logopedike.

Sipas QKUK-së, Shërbimi i Logopedisë, në kuadër të Klinikës së Otorrinolaringologjisë, ofron shërbime të vlerësimit, diagnostikimit, trajtimit dhe rehabilitimit për fëmijët me çrregullime të komunikimit, gjuhës dhe të folurit.

“Trajtimet zhvillohen në seanca individuale, një deri në dy herë në javë, me kohëzgjatje prej 30–45 minutash, në varësi të nevojave të fëmijës”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.