Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuar nga zyrtarë të bankave për para që dyshohen se janë të falsifikuara e që janë deponuar në bankë.
Në dy rastet, njëra një Prishtinë e tjetra në Lipjan, shuma e parave të falsifikuara është mbi 3 mijë euro.
Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.