Që nga 9 maji i këtij viti, aplikimet për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë serbë në ata RKS janë rritur çdo ditë e më shumë, shkruan Arbëria TV.
Deri më tani, gjithesj numri ka arritur në 3782.
Këtë për Arbëria TV e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ndërkaq numri i tyre në komunat veriore është: Leposaviq 1088 kërkesa, në Mitrovicën Veriore 958, në Zubin Potok 596 dhe në Zveçan 664.