Që nga 9 maji i këtij viti, aplikimet për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë serbë në ata RKS janë rritur çdo ditë e më shumë, shkruan Arbëria TV.
Deri më tani, gjithesj numri ka arritur në 3647.
Këtë për Arbëria TV e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ndërkaq numri i tyre në komunat veriore është: Leposaviq 1037 kërkesa, në Mitrovicën Veriore 923, në Zubin Potok 572 dhe në Zveçan 654.