Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mbi 3 mijë e 300 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegalë në “RKS”

Mbi 3 mijë e 300 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegalë në “RKS”

3 mijë e 344 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve janë bërë në veri të vendit nga data 9 maj e deri më sot.

Kështu ka konfrimuar për TV Arbëria, Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani .

Sipas tij vetëm më 22 korrik janë bërë 121 kërkesa.

Më tej, ai ka treguar se momentalisht në Leposaviq janë 934 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 859, në Zubin Potok 525 kurse në Zveçan janë 593 kërkesa.