Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi ka bërë të ditur se 27 mijë e 365 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Kjo ministri gjithashtu ka bërë të ditur se që nga atëherë të plagosur janë gjithsej 66 mijë e 630 persona, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, sipas ministrisë në 24 orët e fundit janë vrarë 127 persona dhe janë plagosur 178 të tjerë, derisa bëhet e ditur se një numër i viktimave janë ende nën rrënoja.