Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbi 2500 gjoba për 24-orë, Policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Mbi 2500 gjoba për 24-orë, Policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 2510 gjoba trafiku.

Në raport, bëhet e ditur edhe se kanë ndodhur 83 aksidente me dëme materiale, dhe, 41 me të lënduar.

Nga PK’ja, njoftohet edhe se janë arrestuar 26 persona, ku, 18 janë dërguar në mbajtke.