Sipas organizatorëve, qëllimi kryesor i këtij panairi është promovimi i turizmit dhe traditave të Kosovës.
Në hapje të këtij edicioni, ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e turizmin e konsideron si industri që hap vende të punës dhe me të ardhura të mira.
Osmani ka përmendur edhe festivalet e ndryshme që organizohen në Kosovë dhe që sipas saj e kanë ndryshuar imazhin e Kosovës.
“Turizmi kontribuon në ngritjen ekonomike të shtetit. Sot turizmi si industri krijon vende të shumta dhe të ardhura për qytetarët. Kultura është një aspekt thelbësor i turizmit. Turizmi kulturor kontribuon në ruajtjen e traditave dhe kulturës sonë. Ky panair ka mbledhur kompani të ndryshme, kjo është tejet fituese jo vetëm për komunat por edhe për të tjerët. Pozita gjeografike e Kosovë ia mundëson pozitën për një turizëm të mirë. Kosova nuk është më pak e bukur se vendet e tjera, në fakt ka bukuri të jashtëzakonshme vetëm ne duhet t’i mbrojmë dhe ti promovojmë. Duhet të synojmë që Kosovën ta bëjmë pjesë të paketave jo vetëm të Ballkanit por edhe të Evropës”, tha ajo.
E kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovë, Baki Hoti, tregoi për qëllimin e këtij panairi. Tha se pjesëmarrës janë më shumë se 200 kompani vendore e ndërkombëtare.
“Kemi arrit që më në fund edhe Kosova të ketë një panairi të përmasave te tilla me mbi 200 kompani vendore e të huaja. Qëllimi kryesore është që të bëhet promovimi i turizmit, traditave tona, i vlerave tona. Mendoj që kemi bërë një punë të mirë. Mbi 200 kompani nga 10 shtete”, tha ai.
Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, tha se do ta ketë në fokus ngritjen e kapaciteteve të turizmit.
“Jemi të nderuar që po e hapim këtë panair në Prishtinë. Qyteti ynë është i nderuar më një tubim kaq madhështor dhe shpresojmë që ky panair të shërbej që të eksploroni atë që ne e ofrojmë. Me pjesëmarrjen me mbi 200 kompani me 10 vende evropiane. Fokusi primar i panairit është promovimi i turizmit të Kosovës. Dua me përmend se fokusi primar është edhe ngritja e kapacitetit të turizmit. Kosova po përparon në këtë drejtim”, tha ai.
/TV Arbëria