Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Mbi 2 mijë të lënduar nga tërmeti u larguan nga spitalet në Stamboll

Mbi 2 mijë të lënduar nga tërmeti u larguan nga spitalet në Stamboll

Më shumë se 2 mijë njerëz janë liruar nga spitalet në qytetin turk të Stambollit pas trajtimit për lëndimet e pësuara nga tërmeti i së hënës, ka raportuar të dielën transmetuesi shtetëror turk,TRT Haber, dhe deri tani mbi 28 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri nga tërmeti.

Sipas TRT Haber, 2 mijë e 193 nga 3 mijë e 405 personat e dërguar në qytet janë liruar, ndërsa trajtimi vazhdon për 1 mijë e 212.

Mijëra të plagosur nga 10 provincat e goditura nga tërmeti në Turqinë jugore janë dërguar në Stamboll me avionë ushtarakë të Forcave të Armatosura Turke dhe avionë të ambulancës nga Ministria e Shëndetësisë.

Pasi kanë hyrë në Stamboll, autoritetet kanë transferuar të plagosurit në spitalet publike, private dhe universitare në qytet, shkruan CNN.

/TV Arbëria

Powered by WordPress