Deri më tani janë bërë mbi 2 mijë për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë në patentë shoferë legal të Kosovës, shkruan TV Arbëria
Kështu konfirmoi, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për TV Arbëria.
“118 kërkesa janë bërë vetëm sot, ku numri i përgjithshëm i kërkesave për konvertimin e patentë shoferëve në veri ka shkuar në 1 mijë e 739”.
“Ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës janë bërë 336 kërkesa, ku numri total ka mbërritur 2 mijë e 75”, ka deklaruar Elshani për TV Arbëria.
Vendimi për konvertimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe do të jetë valid deri më 8 gusht të këtij viti.
