Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia në 24 orët e fundit

Mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia në 24 orët e fundit

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se 2 mijë e 74 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 55 aksidente, 16 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 39 vetëm me dëme materiale.

Themes by WordPress