Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mbi 19 mijë vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Mbi 19 mijë vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për akreditimin e grupit të pestë me 169 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për votimet e kësaj të diele ka arritur në 19 mijë e 254.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka akredituar edhe 19,085 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë: subjekte politike të certifikuara, organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Më poshtë i gjeni organizatat dhe mediat e akredituara në mbledhjen e sotme:

ORGANIZATA JO-QEVERITARE:

Qendra Kultutore Orfeu – 45 vëzhgues;
MEDIA VENDORE:

Kontakt Kosovka Mitrovica/ Kontakt Plus – 3 vëzhgues;

Alternativna – 3 vëzhgues;

Televizija Gracanica – 10 vëzhgues;

Klan Kosova – 95 vëzhgues.

MEDIA NDËRKOMBËTARE:

Prva srpska televizija – 2 vëzhgues;

Novinska agencija Tanjug – 3 vëzhgues;

Radio-televizija Srbije – 6 vëzhgues; dhe

ABC NEWS ALBANIA – 2 vëzhgues.

Më poshtë e gjeni numrin e përgjithshëm të të akredituarve duke nisur nga subjektet politike deri tek mediat.

Subjekte politike – 17,614 vëzhgues;

Institucione shtetërore – 66 vëzhgues;

OJQ vendore – 809 vëzhgues;

Organizata ndërkombëtare – 121 vëzhgues;

Përfaqësi diplomatike – 13 vëzhgues;

Media vendore – 554 vëzhgues; dhe

Media ndërkombëtare – 77 vëzhgues.