Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Mbi 1600 personave iu njihet statusi si viktima të dhunës seksuale nga koha e luftës

Mbi 1600 personave iu njihet statusi si viktima të dhunës seksuale nga koha e luftës

Janë bërë gjashtë vjet që kur Komisioni për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale nisi punën për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë (1998-1999).

Në komunikatën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) thuhet se, pas një pune të palodhshme dhe angazhimi avokues më shumë se 18 vjeçar të QKRMT-së dhe organizatave tjera të shoqërisë civile, saktësisht më 5 shkurt 2018 u dorëzua aplikacioni i parë për verifikimin dhe njohjen e statusit ligjor për të mbijetuarit.

Në këto gjashtë vjet, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit, rreth 2000 të mbijetuar kanë aplikuar për njohje të statusit, ndërsa mbi 1600-ve prej tyre iu është njohur statusi si viktima të dhunës seksuale.

“Megjithëkëtë, numri i të mbijetuarve që kanë aplikuar mbetet i vogël në krahasim me numrin e vlerësuar të viktimave. Kjo pabarazi mund t’i atribuohet stigmës që rrethon këtë kategori të ndjeshme shoqërore, e cila më shumë se kush tjetër bartë barrën e padrejtë të fajësisë paragjykuese. Kur kësaj i shtojmë kompleksitetin e traumës së dhunës seksuale, vonesat në përgjigje të kërkesave për verifikim dhe njohje të statusit si dhe shqyrtimin e ankesave dhe vendimeve të Gjykatave, bëhet thelbësore që QKRMT të kërkojë mundësi të paafatizuara për aplikim nga të mbijetuarit, në mënyrë që shumë gra e burra, vajza e djem, që përjetuan një nga krimet më çnjerëzore të gëzojnë të drejtën e tyre për njohje të statusit, duke ua njohur kështu vuajtjet dhe torturat nëpër të cilat kanë kaluar”, thuhet në komunikatë.

QKRMT thekson se të drejtat e të mbijetuarve nuk mund të kufizohen nga qëllime administrative dhe se korniza ligjore, institucionale dhe administrative duhet të promovojë realizimin e këtyre të drejtave.Janë bërë gjashtë vjet që kur Komisioni për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale nisi punën për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë (1998-1999).

Në komunikatën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) thuhet se, pas një pune të palodhshme dhe angazhimi avokues më shumë se 18 vjeçar të QKRMT-së dhe organizatave tjera të shoqërisë civile, saktësisht më 5 shkurt 2018 u dorëzua aplikacioni i parë për verifikimin dhe njohjen e statusit ligjor për të mbijetuarit.

Në këto gjashtë vjet, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit, rreth 2000 të mbijetuar kanë aplikuar për njohje të statusit, ndërsa mbi 1600-ve prej tyre iu është njohur statusi si viktima të dhunës seksuale.

“Megjithëkëtë, numri i të mbijetuarve që kanë aplikuar mbetet i vogël në krahasim me numrin e vlerësuar të viktimave. Kjo pabarazi mund t’i atribuohet stigmës që rrethon këtë kategori të ndjeshme shoqërore, e cila më shumë se kush tjetër bartë barrën e padrejtë të fajësisë paragjykuese. Kur kësaj i shtojmë kompleksitetin e traumës së dhunës seksuale, vonesat në përgjigje të kërkesave për verifikim dhe njohje të statusit si dhe shqyrtimin e ankesave dhe vendimeve të Gjykatave, bëhet thelbësore që QKRMT të kërkojë mundësi të paafatizuara për aplikim nga të mbijetuarit, në mënyrë që shumë gra e burra, vajza e djem, që përjetuan një nga krimet më çnjerëzore të gëzojnë të drejtën e tyre për njohje të statusit, duke ua njohur kështu vuajtjet dhe torturat nëpër të cilat kanë kaluar”, thuhet në komunikatë.

QKRMT thekson se të drejtat e të mbijetuarve nuk mund të kufizohen nga qëllime administrative dhe se korniza ligjore, institucionale dhe administrative duhet të promovojë realizimin e këtyre të drejtave.

 

 

Themes by WordPress