Pakujdesia e shoferëve në komunikacion është arsyeja e numrit të lartë të aksidentevë në Kosovë, shkruan Arbëria TV.
Për t’i parandaluar këto aksidentë, Policia e Kosovës çdo ditë shqipton gjoba ndaj kundërvajtësve në komunikacion.
Përmes raportit 24-orësh është bërë e ditur se vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë shqiptuar gjithsejt 1521 tiketa trafiku.
Ndërkaq, po gjatë këtyre 24 orëve janë raportuar 52 aksidente, prej tyre 21 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale. /Arbëria TV/