Të paktën 1 mijë e 504 persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri dhe mijëra të tjerë janë lënduar, pas tërmetit të sotëm me magnitudë 7.8 ballë, që ka goditur Turqinë jugore.
Në Siri, të paktën 592 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, e cila gjithashtu ka raportuar për 1,089 të lënduar.
Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka raportuar gjithashtu për të paktën 221 vdekje dhe 419 të lënduar në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisëm, shkruan CNN, përcjellë TV Arbëria.
Në Turqi, të paktën 912 persona kanë vdekur dhe 5 mijëe 385 persona janë lënduar, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës.
/TV Arbëria