Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbi 100 persona nga Bajgora e Mitrovicës janë kthyer në besimin e të parëve

Mbi 100 persona nga Bajgora e Mitrovicës janë kthyer në besimin e të parëve

Katër burra nga Bajgora e Mitrovicës u pagëzuan katër burra.

Shqiptar Shaljani ka thënë se numri i atyre që janë kthyer në besimin e të parëve nga kjo trevë legjendare e kaloi të 100-tët!

Njoftimi i plotë:

Në Shalë të Veni – Bajgora, e para dhe përherë në ballë!

Sikur uji që rrjedh nër gurra

toka e Shalës ka lindë burra !

— Don Beni

Dje ishim Hasana e Hysena, Mahmuta e Mahmute…

Sot jemi Albana, Besa, Besarta… Ilire e Teuta, Albani e Albini, Shqiptari, Jetoni, Flamuri, Shkodrani, Aleksandri, Skënderi, Zefi, Frani, Rilindi, Barleti…!

Po ndodh mrekullia – jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjitha trojet shqiptare!

Sot, në Kishën “Shën Kryqi” të Mitrovicës, u pagëzuan katër burra nga Bajgora. Ishte një ditë jubilare – numri i atyre që janë kthyer në besimin e të parëve nga kjo trevë legjendare e kaloi të 100-tët!

Një dritë po ndizet prej Shalës në mbarë kombin!

Ejani edhe ju – bashkohuni në këtë rilindje shpirtërore dhe kombëtare!

Zoti e bekoftë Bajgorën!

Zoti e bekoftë kombin shqiptar!