Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mbi 1.100 kërkesa për ndërrimin e patentë shoferit serb me atë të Kosovës

Mbi 1.100 kërkesa për ndërrimin e patentë shoferit serb me atë të Kosovës

Kanë kaluar 40 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili mundëson kalimin nga patentë shoferi serb në patentë shofer të Kosovës. Deri më tani, më shumë se 1.100 persona kanë aplikuar për zëvendësim, sipas të dhënave të fundit të Policisë së Kosovës. Shumica dërrmuese e kërkesave janë dorëzuar në komunat në veri të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka vendosur në fillim të muajit maj të hapë mundësinë e kalimit nga patentë shoferët serbë të lëshuara për qytetarët e Kosovës në patentë shoferët kosovarë.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe kjo mundësi do të jetë e hapur për tre muajt e ardhshëm – deri më 9 gusht 2024. Pas skadimit të këtij afati, siç është paralajmëruar, në Kosovë nuk do të mund të vozitet më me lejet serbe që janë lëshuar për qytetarët e Kosovës.

Deri më tani në komunën e Leposaviqit janë paraqitur 238 kërkesa, në Zveçan 170, në Zubin Potok 158 dhe në Mitrovicën e Veriut 315, kanë konfirmuar për KoSSev nga policia.

Numri i përgjithshëm i kërkesave deri më tani është 1.112.