Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbeti i plagosur në atentatin në Rinas, vdes miku i Gilmando Danit, Mustafa Shaljani

Mbeti i plagosur në atentatin në Rinas, vdes miku i Gilmando Danit, Mustafa Shaljani

Mustafa Shaljani, miku i Gilmando Danit i cili mbeti i plagosur në atentatin në rrethrrotullimin e Rinasit ka ndërruar pas 5 ditësh.

“Tiranë/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, njofton policia.

Shaljani dhe Gilmando Dani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi ditën e martë të kësaj jave sapo dolën nga rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.

Shaljani u qëllua me 10 plumba dy në kokë e tetë në trup, ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore që nga prej ditës së martë dhe ndodhej i intubuar nën terapi intensive tek spitali i Traumës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Mustafa Shalijani ishte bërë pjesë e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore si agjent në shtator të këtij viti.