Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.
Ylli francez ka kontratë deri në qershor të vitit 2024 me PSG-në dhe si duket nuk dëshiron që ta rinovojë atë dhe të vazhdojë qëndrimin në “Parc des Princes”, raporton KosovaPress.
Siç bëhet e ditur nga “The Athletic”, Mbappe dëshiron të largohet nga PSG dhe t’i bashkohet Real Madridit.
Mbappe mund ta bëjë këtë gjë si lojtar i lirë kur t’i përfundojë kontrata aktuale në vitin 2024.
/TV Arbëria