Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Mbahet Simpoziumi për Filozofinë, Artin dhe Teknologjinë

Mbahet Simpoziumi për Filozofinë, Artin dhe Teknologjinë

Në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës sot u mbajt hapja e punimeve të Simpoziumit Ndërkombëtar Ndër/Transdisiplinarë “Filozofema” për Filozofinë, Artin dhe Teknologjinë.

Në këtë ngjarje pjesëmarrës ishin filozofë e teoricientë të huaj dhe vendës. Ridvan Emini, drejtor i Simpoziumit “Filozofema” tha se ideja e mbajtjes së këtij Simpoziumi është që kjo të bëhet një traditë në Prishtinë, ku do të trajtohen tema të ndryshme.

“Ideja e këtij simpoziumi është që të kthehet në një traditë Prishtina ta ketë një simpozium të tillë të përvjetshëm dhe në si shoqatë kemi zgjeruar aktivitet tona”, tha ai.

Astrit Salihu, kryetar i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, tha se presin që Simpozium të bëhet tradicional ku do të trajtohen tema shumë të rëndësishme.

“Shoqata e Filozofë e ka filluar që t’i shtrije aktivitete e veta në afirmimin e mendimit filozofik. Simpozium Filozofeme është një vazhdimësi i një projekti që patëm nis vite më para më emision Filozofema. Ai ka qenë një emision i suksesshëm vetëm me faktin që është transmetuar gjashtë vite me radhë dhe prejt ati emisioni tashmë janë përgatitur tri vëllime po pritet që të përgatitet edhe i katërti i veprave”, tha ai.

Prorektori i Fakulteti Filozofik Dorajte Imeri, i falënderoj organizatorët duke thënë se ky simpozium do të jetë një vlerë në diskutimin filozofik.

“Organizimi i kësaj nuk është sa për të vendosur një tik në tabelën e angazhimeve, por të ta bërë atë një vlerë të pa cenueshme të diskutimi filozofik dhe debatit akademik”, tha ai.

Shefi i Departamentit Filozofik, Valon Leci, tha se në kohën kur inteligjenca artificiale është shumë e përdorshme është e shumë e nevojshme inteligjenca humane për ruajtjen e humanitetit të njeriut.

“Kam pritur që do të ketë më shumë pjesëmarrje për shkak të temave që do të diskutohen në këtë konferencë që janë të rëndësishëm. Filozofia është e domosdoshme me i ndez dritat për ruajtjen e humanizmit sidomos sot kur në atë botën kur inteligjenca artificiale arrin që me dhënë përgjigje marramendëse dhe në sekonda për gjithçka”.

“Dhe besoj që më shumë se kurrë na nevojitet inteligjenca humane për të bërë pyetej. Nëse inteligjenca artificiale na jep përgjigje, inteligjenca humane na duhet që të bëjmë pyetje dhe të tentojmë që të ruajmë humanitetin dhe njeriun ashtu siç është”, tha ai.

/TV Arbëria

Themes by WordPress