Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mbahet fjala përfundimtare ndaj Arsim Limanit, Prokuroria kërkon dënim për tentimvrasjen e gazetarit

Mbahet fjala përfundimtare ndaj Arsim Limanit, Prokuroria kërkon dënim për tentimvrasjen e gazetarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është mbajtur fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit te RTK-së, Alban Selimi.

Nga Prokuroria e shtetit, prokurorja Javorka Perlinçeviq, tha se nga analizimi i provave është vërtetuar se i akuzuari është ka kryer veprën vrasje e rend në tentativë.

Prokuroria i propozo Gjykatës që i akuzuari të dënohet me dënim adekuat.

“Pas procedurës së provave, me analizimin e provave pa dyshim është vërtetuar se i akuzuari Arsim Limnai e ka kryer veprim vrasje e rend në tentativë, dhe nga kjo prokuroria i propozon Gjykatës që të akuzuarin ta dënojë sipas ligjit dhe se me rastin e caktimin të dënimit që ta merr parasysh dëshmitarët që kanë qenë në procedurë dhe që të akuzuarit t’i shqiptojë dënimin adekuat”, tha ajo.

Avokati i gazetarit Selimi, Kujtim Kerveshi, tha se me vënien e zjarrit, i akuzuari ka dashur që të ndaloj në kryerjen e punës së gazetarit.

“Mbretja e palës së dëmtuar mbështet fjalën e prokurorisë… Mbrojtja kërkon posaçërisht që kjo Gjykatë të ketë parasysh edhe faktin se në shoqëritë tona ka qenë i rritur sulmi ndaj fjalës së lirë”, deklaroi ai.

I dëmtuari Alban Selimi, tha se i akuzuari është një recidivist me të kaluar kriminale dhe se gjykata nuk duhet që ta pranoj pendesën e tij pasi ajo nuk është e sinqertë.

Ai tha se me këtë sulm i akuzuar ka dashur që t’ua marr jetën atij dhe familjes së tij.

Ai tha se ky sulm i ka ndryshuar jetën atij dhe familjes së tij.

“I akuzuari, një recidivist me të kaluar kriminale të vërtetuar me aktgjykime të formave të prera po simulon të penduarin pa e pranuar motivin dhe shtyrësin e kësaj vepre. Andaj, këtë pendesë gjykata nuk duhet ta pranojë si të sinqertë. Unë tashmë kam hyrë në dekadën e tretë të punës time si gazetar hulumtues dhe redaktor i redaksisë hulumtuese dhe kjo ka qenë ndër ngjarjet më të rënda të përjetuara në karrierën time, pavarësisht rreziqeve nëpër të cilat kam kaluar, duke trajtuar tema mjaft sfiduese dhe sensitive në interes të publikut. Nuk do të dëshiroja që askush ta përjetoj flakën në shtëpinë e tij”, ka thënë ai para trupit gjykues.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Fanol Krasniqi, tha se rasti është i ndikuar kryekëput nga mediat.

Ai tha se në mungesë të provave propozon që i akuzuari të lirohet.

“Në mungesë të provave propozoj që të nxirret aktgjykim lirues”, tha ai.

Ndërsa, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyq, tha se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 15 shkurt.

“Shpallja do të mbahet me 15 shkurte në orën 11:30, prezenca nuk është e obliguar”, tha ajo.