Njohësi i zhvillime politike dhe juristi, Fazli Mazreku në emisionin N’Pult me Resim Morinën ka folur për situatën politike në vend.
Mazreku ka thënë se Kosova duhet ta ketë një opozitë të fortë, teksa ka shtuar se partia që ka dalë e para nuk do të ishte keq që të gjente ndonjë aleat për koalicion.
“Po shihet që të gjithë po e donë pushtetin, donë me ardhë në pushtet. Është praktikë ndërkombëtare, ai që e fiton shumicën e thjeshtë ai ec përpara. Bashkimi i pozitës me opozitën e dëmton demokracinë. Në kushte normale gjithmonë duhet ta kemi një opozitë të fortë që ta bëjë përcjelljen e punës që e bën Qeveria. Por nuk do të ishte keq që partia që e ka fitu shumicën me e bo ndonjë kompromis, me e gjet ndonjë aleat për koalicion. Megjithatë unë nuk po shoh gatishmëri”, ka thënë Mazreku në TV Arbëria.