Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mazreku: S’ka pasur regres në këto katër vite, situata në veri është krejt tjetër

Mazreku: S’ka pasur regres në këto katër vite, situata në veri është krejt tjetër

Njohësi i zhvillimeve politike, Fazli Mazreku thotë se Kosova nuk ka pasur regres gjatë këtyre katër viteve të fundit.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti 2 ka qenë shumë e përkushtuar në veriun e vendit.

“Unë nuk mendoj se Kosova ka regres brenda katër viteve. Mund të ketë ndoshta ngecje në sektorë të caktum por regres nuk e besoj. Nuk po e shoh unë. E aq më tepër kjo Qeveri ka qenë shumë e përkushtuar në veriun e Kosovës. Unë nuk kam qenë në veri prej vitit 2004 por në atë kohë situata ka qenë kaotike. Sot njerëzit po flasin një gjuhë tjetër, po shkojnë e kthehen lirshëm, nuk ka banda kriminale, nuk ka armë në rrugë, nuk ka njerëz të maskun që të ndalin në rrugë.”, ka thënë Mazreku në N’Pult me Resim Morinën që transmetohet në TV Arbëria.