Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mazreku: Opozita e djeshme të përqendrohet te Qeveria, konstituimi i Kuvendit s’ka nevojë të prolongohet

Mazreku: Opozita e djeshme të përqendrohet te Qeveria, konstituimi i Kuvendit s’ka nevojë të prolongohet

Fazli Mazreku, jurist dhe njohës i zhvillimeve politike ka folur për ngërçin politik në Kosovë që po ndodh si shkak i moskonstituimit të Kuvendit.

Sipas Mazrekut, opozita e djeshme do të duhej të mos e zhagiste zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të përqendrohej te Qeveria.

“Legjislacioni e thotë qartë. Partia që e fiton shumicën e propozon kryetarin e Kuvendit. Është çështje procedurale, nuk kanë pse e kundërshtojnë. Dhe e gjithë ajo potenca politike e partive që deri dje ishin në opozitë le të përqendrohet te Qeveria, jo te parlamenti. Parlamenti është institucion të cilin nuk ka nevojë pse me e zhagit, me e prolongu. Le të konstituohet Kuvendi, le të rrjedh afati për formimin e Qeverisë dhe aty partitë politike që nuk e kanë shumicën le të aktivizohen, por jo në këtë fazë”, ka thënë Mazreku në emisionin N’Pult me Resim Morinën që transmetohet në TV Arbëria.