Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka kritikuar ashpër klasën politike në Kosovë gjatë emisionit ARB Debat të Arberia TV, duke e konsideruar atë përgjegjëse për krizën politike dhe dekadencën e vendit.
Baraliu tha:
“Në fuksion të rrjedhave të Kosovës, po kalojmë një çerek shekull të ri dhe të njëjtën kohë të lirisë, çlirimit të Kosovës, dhe pavarësisë së vendit, ndërkohë që kjo klasë politike definitivisht duke i dhënë më shumë prioritet interesave të tyre politike, partiake, benefiteve nga pushteti dhe për pushtetin dhe më pak ose fare pak në këtë rast në këtë ngërq ose krizë politike e kemi ende kaq muaj për shtet, për qytetarin, për votues, për Republikën tregon që thjesht ne ende nuk kemi emancipuar as kulturalisht, as pikëpamje demokratike, as pikëpamje politike.”
Ai theksoi se:
“Pra një sjellje e papërgjegjshme i një klase politike të papërgjegjshme të një lidershipi të këtyre partive politike dhe faktikisht dhe realisht i gjithë kësaj klase politike jo vetëm tani por edhe më herët, por kësaj radhe në mënyrën më drastike dhe më klasike të një papërgjegjësie e kanë sjellë vendin në një dekadencë dhe në kuptimin e konsolidimit të shtetësisë në planin ndërkombëtar edhe në planin e brendshëm për sa i përket reputacionit si shtet i ri para popullit dhe para bashkësisë ndërkombëtare dhe në planin e brendshëm kur po flasim e kam fjalën për gatishmërinë dhe aftësinë e këtyre qeverisjeve, njëra pas tjetrës pa dallim me një mentalitet përafërsisht të njëjtë politik me sjellje të pëpërgjegjshme siç po themi për të tretën herë kanë sjellë vendin buzë anomoziteti të paparë dhe një gremine politike e cila nuk sjellë asgjë të mirë për republikën dhe qytetarin në të.”