Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Maxhera: Kosovës i mungon një bust për figurën e nënës

Maxhera: Kosovës i mungon një bust për figurën e nënës

Sylë Maxhera, autor poezish e muzikant që jeton e vepron në Spanjë ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin Përtej Tregimit me Valentina Ahmetin.

Maxhera ka folur për shumë çështje, përfshirë kulturën, historinë e identitetin shqiptar.

Ai thotë se në hapësirën e Kosovës mungon një bust për nënat, që do ta vlerësonte rolin e saj.

“Përpara kanë qenë ndarja muhaxherë e jerli. Neve na kanë dëbu prej Toplice. Sot rinia nuk dinë asgjë për çështjen e muhaxherëve. Me fol e me bë zhurëm është mirë po të studiohet, të ketë një homazh për të është edhe më mirë. Të ketë një bust diku, unë s’kam pa asnjë bust për nënat tona, asnjë përmendorë të madhe 5-katëshe. E çka kanë ba nënat tona!”, ka thënë Maxhera në TV Arbëria.

“Një bust si një meduza, si një oktapod. Ato kanë gatu, kanë pastru, kanë rritë fëmijë.”, ka shtuar ai.