Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Matoshi: Serbia ka gjetur ‘udhën’ e vet në dy palë binarë

Matoshi: Serbia ka gjetur ‘udhën’ e vet në dy palë binarë

Kancelari Federal, Olaf Scholz ka qenë në vizitë në Serbië për litiumin ku me Zëvendëspresidentin e Kosimisionit Evropian, Marosh Shefçoviq, e kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për partneritet strategjik lidhur me lëndën e parë të qëndrueshme, rrjetin e prodhimit të baterive dhe makinave elektrike. Po ashtu, Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 29 dhe 30 gusht do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për TV Arbëria, ka folur analisti politik, Halil Matoshi i cili tha se Serbia e ka gjetë udhën e vet në dy palë binarë – në Perëndim, por për arsye strategjike edhe me Rusinë e Kinën.

“Serbia e ka gjetë udhën e vet në dy palë binarë – në Perëndim, por për arsye strategjike edhe me Rusinë e Kinën”, është shprehur ai.

Më tej, Matoshi këtë e quan politikë bipolare, teksa shton se është vazhdimësi e diplomacisë jugosllave sëkëndejmi rilidhjet e saj me Perëndimin e lënë Kosovën të fundoset në nacionalizmin e saj.

“Kjo politikë bipolare, e çuditshme ose jo, është vazhdimësi e diplomacisë jugosllave sëkëndejmi rilidhjet e saj me Perëndimin e lënë Kosovën të fundoset në nacionalizmin e saj dhe mjerimin social në rritje”, deklaroi ai.

Ndër tjera, Matoshi përmend edhe krerët e Ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa thotë se pse në humbin aleatët, nuk ka faj Serbia po mburravecnia dhe padija e kosovarëve.

“Që ne humbim aleatët (ata që na e shtrinë dorën dhe na dhanë liri e shtet kombëtar me 1999-2008) nuk ka faj Serbia po mburravecnia dhe padija e kosovarëve!”, përfundoi Matoshi për TV Arbëria.

Powered by WordPress