Kryetari i Listës Serbe Zllatan Ellek ka deklaruar se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Dhe se pret qe ky subjekt t’i fitojë 10 ulëset e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.
Nëse kjo parti vepron sipas deklarimeve të kryetarit të saj, atëherë kjo do shënonte një kthesë sa i përket politikave bojkotuese që ka ndjekur që nga viti 2022, kur kryetarët e saj në komunat veriore me shumicë serbe patën dhënë dorëheqje dhe patën refuzuar të marrin pjesë si në zgjedhjet e para, ashtu edhe për votuar për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.
Lidhur me këtë çështje, analisti dhe publicisti Halil Matoshi ka deklaruar për TV Arbëria se në zgjedhjet e e fundit ata nuk dolën sepse sipastij i urdhëroi Vučići por edhe Qeveria Kurti bëri presedan kur u vendosi kusht ‘mini-referendumin’.
“Nuk është kthesë sepse Lista serbe ka marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, që nga viti 2012. Në zgjedhet e fundit ata nuk dolën sepse i urdhëroi Vučići por edhe Qeveria Kurti bëri presedan kur u qiti kusht ‘mini-referendumin'”.
Matoshi shprehet se nëse serbët e Kosovës dalin në zgjedhjet në Republikën e Kosovës si dhe kthehen në institucione kjo shpie drejtë normalizimit dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit (Ohrit) deri në mes të verës që vjen.
“Nëse serbët e Kosovës dalin në zgjedhjet e Kosovës dhe kthehen në institucione kjo shpie drejtë normalizimit dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit (Ohrit) deri në mes të verës që vjen!“, është shprehur ai për TV Arbëria.