Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Matoshi për Rugovën: Qysh në 1994 më pat thënë se NATO ka me na mbrojtë

Matoshi për Rugovën: Qysh në 1994 më pat thënë se NATO ka me na mbrojtë

Njëri nga themeluesit e LDK-së, Halil Matoshi ka kujtuar rrethanat në të cilat është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Matoshi ka thënë se atëbotë në Kosovën e okupuar “gra e burra të guximshëm, gjetën forcë e vullnet t’i thonë jo agresionit”.

Ai foli edhe për ish-presidentin Rugova të cilin e quajti “pacifist të përkryer”.

“Rugova ishte nacionalist racional. Kur populli ynë vuante nën shtypje dhe pothuajse po i shuheshin shpresat me u ringritë, ai besonte tek NATO-ja si nji mburojë për Kosovën. M’pat thânë me 1994 në mënyrë profetike – në nji intervistë për javoren politike “Zëri” – se NATO ka me na mbrojtë!”, kujton Matoshi.

Tutje ai e pranon që Ibrahim Rugova kishte edhe gabime.

“Pra edhe ka bâ gabime, por jo nga ato që kishin me e dâmtue kursin e çlirimit të vendit, e sidomos nuk bâni gabime në sjeljën e tij me miqtë e Kosovës”, ka shkruar Matoshi.