Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maska pastruese e lëkurës me shegë dhe limon

Maska pastruese e lëkurës me shegë dhe limon

Lëkura është pjesa më e ndjeshme e trupit të njeriut. Prandaj, ka nevojë për përkujdesje të veçantë dhe të vazhdueshme.

Lëkura është gjithashtu zona më e ekspozuar e trupit dhe për pasojë ka tendencën të njolloset nga puçrrat, aknet dhe pikat e zeza.

Aknet lënë shenja të forta që prishin shkëlqimin e lëkurës dhe shkatërrojnë bukurinë e saj.

Një nga kurat më të mira bimore dhe natyrale për shëndetin e lëkurës dhe heqjen e njollave bashkon shegën dhe lëngun e limonit të gjelbër.

Kjo kurë natyrale është shumë mirëbërëse edhe për heqjen e pikave të zeza dhe ato dhjamore në lëkurë.

Pasta e formuar prej lëkurës së shegës dhe lëngut të limonit të gjelbër përthan puçrrat dhe nxjerr me lehtë pikat e zeza.

Si ta përgatisni pastën pastruese me shegë dhe limon të gjelbër?

Qëroni një shegë dhe lëkurat piqini në furrë për 20 deri në 25 minuta. Pasi t’i nxirrni nga furra, lërini lëkurat të ftohen dhe më pas bluajini derisa të bëhen pluhur.

Pluhurin e lëkurave të pjekura të shegës përzieni në një enë me një lugë gjelle me lëng të limonit të gjelbër.

Përzieni mirë deri sa të formoni një pastë kremoze dhe të njëtrajtshme.

Aplikojeni maskën në lëkurë dhe pasi të thahet hiqeni duke larë lëkurën me ujë të ftohtë.

Sipas preferencës, në këtë maskë mund të përfshini edhe një lugë çaji me mjaltë.

Shega, superfruti për lëkurë të pastër

Lëkura e frutit të shenjtë të shegës është shumë e pasur me vitaminë C.

Kjo vitaminë ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe eliminimin e njollave, puçrave dhe pikave të zeza.

Për më tepër, antioksidantët tek lëkura e shegës janë të fortë dhe të dobishëm në ngadalësimin e plakjes së lëkurës.

Falë shegës, rigjenerimi i lëkurës ndodh në shtresat më të thella të saj dhe zhbën edhe dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira, dielli, apo faktorët mjedisorë./AgroWeb

Powered by WordPress