Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për mashtrim në ndarjen për subvencioneve për një klub basketbolli.
Policia ka arrestuar kryetarin e komisionit për ndarjen e grandeve në Obiliq dhe monitoruesen e implementimit të subvencioneve.
“Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike, pas sigurimit të informatave lidhur me mashtrimin e ndarjes së subvencioneve, për një klub basketbolli nga i dyshuari mashkull kosovar, në cilësinë e kryetarit të komisionit për ndarjen e grandeve në Obiliq dhe e dyshuara femër kosovare, monitoruese e implementimit të subvencioneve, të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.